
Nata e mbrëmshme ishte e mbushur plot surpriza për banorët e “Big Brother”. Beatrixa ishte një ndër banoret që u surprizua nga tezja e saj, këngëtarja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj.
Pasi e puthi dhe e përqafoi mbesën, Albëria tha se Beatrixën e ka si vajzën e saj dhe është shumë e lumtur që ajo po përjeton këto emocione me Donaldin.
“Donaldin e kam shumë zemër, të dua shumë Donald”, i tha Albëria Donaldit ndërsa Arbana ndërhyri dhe i kujtoi deklaratën që bëri pak kohë më parë, ku ia linte fajin produksionit.
“Sikur s’ke patur këtë mendim para ca kohësh, kam lexuar ca tituj portalesh hëhëhë”, i tha Arbana, referuar intervistës ku Albëria shprehej se produksioni po i shfrytëzon për shikueshmëri Beatrixën dhe Donaldin.
“Shiko se po e vë veten në prizmin e nënës. Shqiptarët më mirë dinë punët e tjetrit sesa të vetat. Beatrix është një vajzë e re, që pëlqen një djalë dhe i dha dritën jeshile, s’ka asgjë të keqe, unë kam lënë burrin me kalamaj, s’u bë nami”, u përgjigj Albëria.
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders