Thuhet se dalja dhe rikthimi i Einxhelit ishte i planifikuar…!

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Albania” ka qenë mjaft intensive, ku kulmin e arriti me daljen dhe rikthimin e konkurrentes Einxhel Shkira në garë.

Moderatorja ishte në nominim me Ilir Shaqirin dhe partnerin e saj Dj Dagz, dhe publiku vendosi ta largonte nga gara.

Megjithatë, bileta e saj vajtje-ardhje arriti që ta bënte atë sërish pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Edhe pse eleminimi fillestar i Einxhel duket se ishte i paparashikuar nga banorët apo nga opinionistët, ish-fituesi i “Big Brother” Anaid Kaloti, ka bërë një postim në llogarinë e tij të “Instagram” që i ka surprizuar të gjithë.

Pak orë para publikimit të të eleminuarës së natës, Anaidi ka publikuar një ‘story’ drejtuar ndjekësve të tij në të cilën shkruan:

“Habiteni ju nëse del Einxhel sonte…?!”

Më pas, ai publikon sërish një bisedë me ish-konkurrentin Ardit Çuni, ku i thotë atij se Einxhel “del dhe hyn prapë”.

“Ta dish se pastaj thua Anaidi shpik”- ka shtuar ai, duke lënë të nënkuptojë se di diçka më shumë.

Kjo nuk është hera e parë që ish-fituesi i “Vëllait të Madh” ka bërë deklarata ku dëshiron të nënkuptojë vendime të paracaktuara nga produksioni.

Rikujtojmë se dhe me daljen Big Mamës, ai deklaroi se sipas tij, ishte e parashikuar dhe “aq e kishte kontratën”.

UserOnline

Related Posts