Higjena dhe rregulli në shtëpi duket se është kthyer në një problem serioz.
Për t’i nxitur drejt rregullit, pastërtisë dhe sistemimit ‘’Vëllai i Madh’’ ka vendosur të paralajmërojë banorët.
Ata dënohen të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.
Pasi morën zarfin, nisi një debat mes banorëve. Donaldi thoshte se kishte larë shumë enë ndërsa Einxheli i kishte thënë se do të bënte lavanderinë. Ajo tha se nuk e kishte bërë ndërsa i thoshte se Donaldi nuk mbledh të brendshmet e tij duke nxitur debat.
Donald: Kam larë një pirg me enë si restorant dhe Einxhel duhet të bënte lavanderinë. E ke bërë?
Einxhel: Ti i ke mbledhur rrobat e tua në lavanderi??
Donald: Më the të bëja enët se do bëje lavanderinë. Unë e bëra atë që më the.
Einxhel: Dy herë i ke bërë enët o Donald. Janë 100 ditë.
Donald: Tapetin e kam fshirë përditë. Ju që jeni vajza e keni pak më shumë përgjegjësinë. Sidomos për lavanderinë.
Einxhel: Pse?
Donald: Sepse unë e bëj kur më thua ti.
Einxhel: Brekët e tua nuk i mbledh, janë të hapura atje në lavanderi. 100 herë të kam thënë. Donald merr rrobat.
Donald: Ti e bëre lavanderinë?
Einxhel: Jo. Unë lavanderinë e bëj kur të më dojë qejfi. Nuk i kishe mbledhur gjërat e tua.
Donald: Gjërat e mia nuk i ke prekur ndonjëherë me dorë.
Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili…
Moderatorja e njohur, Roza Lati, është përlotur mbrëmë përpara se të shtrihej për të fjetur…
Përzgjedhja e gazetares Ilnisa Agolli si lidere shtëpie pas largimit të Drini Zeqos, ka nxitur debate në Big Brother VIP në edicionin e tretë të tij…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders