
Pas daljes së Dagz, Einxhelit nuk i del inati me Donaldin i cili në zinxhirin e spektaklit të së martës nuk zgjodhi DJ Dagz por Tan Bramën.
Einxhel në një bisedë mbrëmjen e djeshme me Arbrin dhe Monikën, e cilësoi Donaldin si burracak që bëri veprim të shëmtuar duke ndryshuar vazhdimisht arsyen përse zgjodhi të shpëtonte Tanin dhe jo DJ Dagz.
Arbri: Unë mendoj se njëri nga ata do të dalë se do bëjë gabime.
Einxhel: S’ka gjë, e bëri i pari njëri.
Monika: Nuk mendon që kanë bërë gabime.
Arbri: Dhe dje ndodhi gabimi i zinxhirit.
Einxhel: Ai ishte hipokrizi këtu e në qiell. Të kesh thënë dy ditë më parë, Dagzin nuk e nominoj se e dua këtu, me Dagzin jam shumë okej dhe kur të bie zinxhiri, shpëton Tanin dhe pastaj të thuash dy variante, i pari është “unë thashë emrin e Tanit se më erdhi keq, sa kishte dalë nga nominimi” dhe variant i dytë ishte “nuk mund ta thoja Dagzin se e dija që do shpëtonte Einxhelin”.
Pse kaq burracak je? Ti po penalizon dikë se do thotë një emër tjetër. A ka gjë më të shëmtuar? Ty po të pret barku për Tanin që nuk ke as 2 javë që e njeh?
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders