Balina Bodinaku ka shprehur hapur se ajo ka anëshmëri sa i përket banorëve të “Big Brother VIP”, shkruan lajmi.net. Opinionistja ka marrë vëmendje me veprimin e fundit të saj.
Kjo për faktin e një replikimi të një komenti që i ka bërë një ndjekëses në profilin e saj zyrtar në Instagram. Bëhu e fort zemra nesër i duhesh Demit tënd më shumë se kurrë”, i shkruan komentuesja e cila ka marrë një përgjigjje nga Bodinaku.” Do të bëj më të mirën pa merak”, ka shkruar opinionistja e “Big Brother VIP”.
Balina Bodinaku shpesh merr kritika nga ndjekësit e saj për faktin se ajo përkrahë Donaldin publikisht e që puna e opinionistit është e gjitha por jo kjo gjë.
Kohët e fundit, Balina pati një përplasje të fortë me Meridianin kur ky u eliminua, sherri mes tyre vazhdojë edhe jashtë emisionit përmes thumbave dhe ironive në rrjetet sociale.
Po ashtu edhe me ish-banorë të tjerë nuk kanë munguar ‘përplasjet’ dhe ironitë, me Fifin të gjithë e mbajmë mend çfarë ndodhi. Komenti i saj, bëri që Fifit t’i binte të fikët ‘live’ dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi.
Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili…
Moderatorja e njohur, Roza Lati, është përlotur mbrëmë përpara se të shtrihej për të fjetur…
Përzgjedhja e gazetares Ilnisa Agolli si lidere shtëpie pas largimit të Drini Zeqos, ka nxitur debate në Big Brother VIP në edicionin e tretë të tij…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders