Për’puthen – Një ditë më parë, gjatë puntatës së “Për’puthen” u transmetua takimi i Efit me Samiun.
Bruno ishte ai, i cili u përmend gjatë këtij takimi dhe i cili duket tepër i revoltuar në lidhje me Efin.
Ai i përmendi asaj, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë fotot e saj që qarkullojnë me Atdheun.
Biseda në studio:
Bruno: Më vijnë mesazhe e gjëra, që nuk më pëlqejnë.
Efi: Ti duhet të më pyesësh mua nëse ke interes…
Bruno: Nuk më intereson. Po pse duhet të më vijnë?
Bora: Po ç’faj ka Efi se të vijnë ty mesazhe?
Bruno: Jo, jo ju s’po e kuptoni.
Efi: Meqënëse nuk të intereson, mos dëgjo, mbylli veshët, e vlerësoj Samiun dhe të tjerët që pyetën dhe nuk rrinë ta diskutojnë me njëri-tjetrin, se kjo gjë duhet diskutuar me mua, përderisa jam unë e përfshirë.
Arjani: Çfarë situate është kjo? Që Efi ka njohje jashtë.
Sami: Po, me një ish-konkurrent po kemi dhe miqësi se dhe unë kam miqësi me ish-konkurrent. S’ka ndonjë gjë.
Bora: Mund ta sqarosh, Efi.
Efi: Ajo çfarë ju keni parë ka qenë një rastësi. Para se të vija në Prime, kam qenë duke u veshur te dyqani dhe personi në fjalë ka qenë aty. Nuk e kam atë tipin t’i kthej njerëzve kurrizin kur më përshëndesin. Hera e parë që e takoj.
Atdheu gjithashtu ka thënë se Efin e ka thjesht shoqe.
Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili…
Moderatorja e njohur, Roza Lati, është përlotur mbrëmë përpara se të shtrihej për të fjetur…
Përzgjedhja e gazetares Ilnisa Agolli si lidere shtëpie pas largimit të Drini Zeqos, ka nxitur debate në Big Brother VIP në edicionin e tretë të tij…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders