Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj ka raporte shumë të mira me 2 yjet e futbollit botëror, Nejmar dhe Kilian Mbape. Ajo ka treguar më herët se i ka shokë, dhe janë parë bashkë për festa të ndryshme.
Për këtë raport janë bërë kuriozë edhe banorët e “Big Brother VIP”, mes tyre Dagzi e Donaldi, me të cilin Trixa ka patur shumë afrimitet në shtëpi. Madje, gjatë bisedës ai e pyet për detaje, duke u treguar shumë kurioz.
Këngëtarja ka treguar se Neymar i ka shkruar, e më pas në Paris kanë qenë në një festë miqsh të përbashkët.
Biseda e plotë:
Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?
Beatrix: Po.
Sarah: Kë ke shok, Neymar?
Beatrix: Po.
Sarah: Futbollistin?
Beatrix: Po.
Donaldi: Si, qysh, tek?
Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.
Dj Dagz: U njohët?
Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.
Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë.
Beatrix: Po. Janë shumë të mirë.
Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili…
Moderatorja e njohur, Roza Lati, është përlotur mbrëmë përpara se të shtrihej për të fjetur…
Përzgjedhja e gazetares Ilnisa Agolli si lidere shtëpie pas largimit të Drini Zeqos, ka nxitur debate në Big Brother VIP në edicionin e tretë të tij…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders