
Skandali i pagave është kthyer në temën kryesore në vend, pasi të dhëna sensitive u publikuan pak ditë më parë. Pagat e mbi 600 mijë qytetarëve po qarkullojnë tashmë në media dhe rrjete sociale dhe natyrisht që shumë janë bërë kuriozë edhe sa paguhen personazhet e njohur.
Së fundi janë bërë publike edhe pagat e disa prej banorëve dhe ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ajo që bie në sy është se Monika Lubonja paguhet si Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Ja si paguhen disa nga banorët:
Donald Veshaj-30,475.00 lekë
Monika Lubonja-114,000.00 lekë -Këshilltar i kryetarit të Bashkise
Merdian Ramçarj-70,120.00 lekë
Sara Berisha-figuron e vetëpunësuar
Igli Zarka- 60.818.00- Pedagog
Igli Zarka- 41,00.00- Teknik Transmetimesh
Ndërkohë, më parë u zbulua edhe paga e prezantueses Arbana Osmani. Ajo paguhej 986,927.00 në muajin janar të vitit 2021, kur “Big Brother Vip” nuk kishte filluar ende.
Ndërkohë, ditën e sotme u publikua edhe paga e një tjetër personazhi që është bërë e njohur në “Top Channel”.
Bëhet fjalë për Alvisa Qarrin. Sot u bë publike paga që ajo ka pasur si e punësuar në biznesin e ish-të dashurit të saj, Hysenit. Paga e Alvisës atje ka qenë 30 mijë lekë të reja, pra paga minimale.
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders