Mevlani rikthehet si konkurrent në Për’Puthen, debate e deklarata të papritura që në fillim

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Mevlani është rikthyer si konkurrent sot në Për’puthen. Në sezonin e kaluar, emri i tij u përmend gjatë pasi ishte mes Antonelës dhe Ledjanës, por zgjodhi të dilte me këtë të fundit nga programi megjithëse asnjëherë nuk u bënë çift. Me rikthimin në program, Arjani ka zbuluar se Mevlani ka ndryshuar shije dhe mund të ketë idenë se kush përfshihet në shijet e saj.

Hyrja e tij shkaktoi disa polemika e mund të themi se Mevlani nuk u prit dhe aq mirë sa Ana ditën e djeshme. Po një nga vajzat që e priti me buzëqeshje ishte Rrushja, detaj, i cili u evidentua edhe nga Arjani. Ajo nuk e la me kaq, por i kërkoi një këngë dhe përgjigjen e Mevlanit nuk e prisnim.

Mevlani kishte mundësinë e një takimi 4 minutësh midis tij dhe njërës prej vajzave. Mevlani zgjodhi Efin, e cila pranoi. Kur u pyet për arsyen ai tha se Efi i duket një vajzë e buzëqeshur edhe solare. Po se nuk mjaftojnë veç komplimentat e duhet ta njohë më shumë. Kjo zgjedhje e tij nuk i pëlqeu aspak Fjorit, e cila i tha se e zhgënjeu shumë.

Pjesë nga biseda:

Fjori: Ti kur sheh goca të bukura në prapaskenë thua , ti je e bukur, më pëlqen shumë edhe pastaj kur vjen në studio shpreh pëlqim për dikë tjetër?

Mevlani: Siç e thashë komplimentet bëhen për të gjithë, nuk dmth se shprehëm dashurinë.

Fjori: Përmenda unë dashurinë?

Mevlani: Ta ktheva përgjigjen.

Ana: Goca është xheloze Mevlan.

Fjori: Nuk është xhelozi fare se s’kam pikë interesi për Mevlanin, po thjesht është zhgënjim se ndryshe thotë dhe ndryshe bën.

Bora: Çfarë tha ndryshe e bëri ndryshe o Fjor?

Fjori: Jemi takuar dy herë në prapaskenë dhe më ka komplimentuar edhe mendova se vërtetë do më zgjidhte mua. Më pëlqeu takimi juaj, bëre mirë që zgjodhe Efin, kuptova se je tip që zhgënjen, prandaj nuk je përputh e s’ke për tu përputh. Mua arrite të më zhgënjeje.

Efi: Ti kur s’ke interes çfarë ke moj zemër?

Mevlani: Të iku interesi kur zgjodha Efin?

Fjori: Prisja të më zgjidhje mua.

UserOnline

Related Posts