Nuk mban më ujë pilafi”, familja e Beatrix reagon ashpër mbi marrëdhënien e saj me Donaldin

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donaldi-Beatrix dhe marrëdhënia që ka lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP mes aktorit dhe këngëtares vijon të komentohet.

Mbrëmjen e djeshme dyshja diskutoi edhe njëherë mbi raportin e tyre, ku këngëtarja u shpreh se raporti mes tyre nuk ka ndryshuar aspak.

Por mesa duket marrëdhënia midis tyre dhe diskutimet e njëpasnjëshme kanë arritur aty ku “nuk mban më ujë pilafi”. Pasi para pak momentesh në rrjetin e saj social “Instagram” është publikuar një reagim lidhur me situatën e krijuar, me opinionet negative që i drejtohen herë pas here apo paragjykimet që i bëhen.

“Ne nje vend si Shqiperia ku gruaja vritet dhe gruas i ngel faji, nuk pres asgje me shume sesa komente dhe opinione dashakeqe per Beatrixen dhe linçimin publik te saj pas cdo fjale e gjesti brenda shtepise se BBV.Femrat e cfaredolloj moshe nuk e kane kuptuar ende qe duhet ta mbrojme dhe ta mbeshtesim njera-tjetren, pavaresisht nese pelqehemi apo jo, sepse shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri patriarkale dhe vetem te bashkuara mund te çajme perpara…

Per kedo qe nuk e ka kuptuar dhe ka nevoje t’i thuhet shkoqur: Per Beatrixen, Donaldi eshte pjese e rendesishme e jetes personale te saj, brenda dhe jashte shtepise se BBV, po aq sa shpresoj te jete e vertete edhe e anasjellta. Per Beatrixen, Donaldi eshte po ashtu pjese e lojes brenda ne BBV po aq sa c’eshte e vertete e anasjellta.

Ndoshta “gjyqtaret” e ceshtjes Trixa-Donald kane pasur fatin te gjejne dhe te jetojne nje dashuri pa ulje e ngritje, pa zenka dhe hatermbetje, vetem ylber dhe flutura ne stomak. Kjo eshte gjeja me e bukur qe mund t’i ndodhi njeriut ne jete, por pse ju duket kaq anormale kur shihni Beatrixen dhe Donaldin ne nje klip qe diskutojne per pritshmerite qe kane per njeri-tjetrin dhe lidhjen e tyre? Pse ju duket kaq anormale qe ne momente te veshtira Trixa kerkon vemendjen e te dashurit te saj? Mbi te gjitha, pse sajoni histori sikur Trixa ka hyre ne ate shtepi vetem per t’u lidhur me Donaldin?

Ne jete kam marre nje mesim shume te rendesishem: Ki qellime ne jete, por nese rruges te shfaqen mundesi te bukura, nuk duhet t’i lesh pa i kapur thjesht sepse nuk ishte gjeja qe po kerkoje. Me kete dua te them qe Beatrixa nuk u fut ne BBV per te gjetur burre, por per te fituar € 100,000 sikurse te gjithe. Kjo s’do te thote qe beri gabim qe i dha nje mundesi lidhjes me Donaldin. Dhe ne fund vertete mund t’i humbase te dyja, por mos u merzisni nese ju zhgenjen” shkruhet në profilin e saj zyrtar në “Instagram”.

UserOnline

Related Posts