(VIDEO)Shumë kërkesa paskan” banorët e rinj shkaktojnë pakënaqësi në shtëpinë e “Big Brother”

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip” iu bashkuan 5 konkurrentë të rinj.
Bëhet fjalë për moderatoren Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës, koreografin e njohur Tan Brama, Elton Merja,balerin dhe koreograf,këngëtaren e njohur Xheisara si dhe tenisti Arbër Sulstarova.
Mesa duket për banorët e tjerë të shtëpisë hyjra e këtyre konkurentëve të rinj ka shfaqur pakënaqësi tek disa prej tyre.
Sot gjatë orarit të drekës Dj Dagz, Einxhel dhe Monika kanë qenë të ulur jashtë në oborr duke diskutuar. Një nga temat që është prekur ka qenë hyrja e banorëve të rinj.
Einxhel është shprehur duke thënë: “Këta banorët e rinj si shumë ankesa kanë. Edhe për dritat u ankuan?”.

Monika: “Ata janë akoma si Liza në botën e çudirave, prit sa të kalojë java e parë”.
Biseda ka vazhduar dhe me mendimin e Dj Dagz i cili ka thënë se duke qëndruar 100 ditë këtu brenda nuk do të kemi nerva të bisedojmë për këtë gjë.
Pra mesa duket hyrjet e reja nuk janë pritur mirë nga ana e banorëve të vjetër. Dy vajzat Egzona dhe Xheisara shihen më të afërta me njëra-tjetrën se sa me pjesën tjetër të banorëve. Siç duket edhe nga bisedat Meridiani është ai i cili është afruar të flasë e bisedojë me banorët e rinj.

UserOnline

Related Posts