
Një nga ngjarjet më të komentuara dhe të papritura për banorët e “Big Brother VIP” ishte fluturimi i 3 parashutave në ditëlindjen e Borës. Pavarësisht të gjithave, Donaldi e pëlqeu shumë këtë surprizë teksa ka biseduar dhe me Beatrix. Kjo e fundit e ka kuptuar situatën, duke e cilësuar si një pjesë të jetës së Donaldit.
Por mesa duket ai nuk e ka lënë me aq temë për Borën. Më vonë në mbrëmje aj ka biseduar me Egzonën në dhomë e gjumit, ku është shprehur:
“Kur e ke në krah duhet ta kuptosh çfarë njeriu ke, jo kur largohet e se ke më. Duhet ta besosh kur e ke afër e t’i japësh të gjithë rëndësinë e duhur. Ta vlerësosh, ta bësh të ndjehet mirë.
E ndërkohë Egzona e ka pyetur: “A nuk je ndjerë i vlerësuar?”
Donaldi nuk i është përgjigjur për pak sekonda e më pas i ka thënë vetëm: “Cuq”. Ai ka vazhduar më tej duke thënë:
“Sido që të jetë për mua është e vështirë, pasi unë atë njeriun jashtë e respektoj. Mund të dal komplet njeri i shpifur ose kot, por e respektoj vërtet, thjesht gjërat që kam unë i dinë shumë pak veta. Nuk ka pse dikush jashtë të ndjehet keq për këtë situatën. Unë jashtë isha.
Mua smë bëri Big Brother-i ky njeri që jam. Nuk dua të më vlerësojë njeri sa jam këtu brenda, unë jashtë isha. Vjen një moment që lodhesh. E kisha lënë shumë veten pas dore, sepse sido që të jetë ti e ke dashur shumë edhe nuk e harron, kupton?”, është shprehur Donaldi mjaft i prekur.
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders