
Meridian Ramçaj, ish-banor i “Big Brother VIP” nuk i ka ndalur akuzat që pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, qoftë për produksionin, qoftë për disa protagonistë të tjerë.
Pas debatit live me Balinën ai ka shpërndarë mesazhe mbështetëse pro tij, e kundra opinionistes dhe produksionit, si edhe i ka kthyer përgjigje virtuale njerëzve që nuk e kanë mbështetur.
Kësaj here Meridiani i drejtohet Romeo Veshajt, vëllait binjak të banorit Donald Veshaj, edhe pse nuk ka përmendur direkt emrin e tij.
“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë PR e sufllaqeve. Krenar për një femër aq kohë sa e ke në krahë, boll u kapët pas b… të vajzave kur jeni ndarë. Se të gjithë ju njohin si kunetërit e shokëve Xhemal!
PS: Je lodh shumë vëlla me PR duke thënë që Meridiani iu ndau nga gratë që ju kishin nda më parë! Shko gjuaj për ndonjë tjetër me lekë vëlla se vetë e ke ndrit. Artistët e Shqipërisë këta…”, shkruan Meridiani në postimin e tij.
Më herët gjatë ditës ai kishte thumbuar dhe familjen e Beatrix, për mbështetjen ndaj lidhjes së çiftit, edhe pse Donaldi shfaq nostalgji ende për Borën, dhe një parashutë hyri në shtëpi për ditëlindjen e saj.
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders