
Piloti i famshëm Arbër Xhaja, i cili ka bërë surprizën e Monikës por edhe dhjetra mesazhe surprizë me parashutë për banorët e izoluar brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’, ka qenë i ftuar në një studio televizive, ku ka zbuluar disa sekrete nga puna e tij.
Xhaja ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit. Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi kësaj të fundit para se aktori i humorit të niste një romancë me Beatrix Ramosaj.
Sipas Xhajës, këtij të fundit i kanë dhuruar plot 5 mijë euro teksa vetë parashutisti e ka konsideruar këtë mesazh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.
“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mirë.
Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh.
Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit.
I thash nuk e bëjë, dhe nusja që i bëritiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thash që nuk është punë lekësh.”- tha Arbër Xhaja
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders