Donaldi kërkoi ndarjen, si reagoi Beatrix

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Donaldi dukej se i kërkonte ndarjen mbrëmjen e djeshme pas spektaklit Beatrixës duke i thënë se duhet të mos shkatërronin njëri-tjetrin nëse nuk arrijnë të kuptohen. Ai i kujtonte faktin që Beatrix donte të dilte me DJ Dagz, gjë që nuk e bëri të ndihej mirë.

Pas një diskutimi të gjatë nisën shikimet me flirtime mes tyre dhe Beatrix nuk hezitoi ta puthte duke treguar se nuk do t’i japin fund romancës.

Donald: Nuk ke pse shkatërron veten as unë as ti nëse mërzitemi.

Beatrix: Unë po të them jam gati të flasim, të kuptohemi.

Donald: Të duket normale që të dalësh me Dagzin, po unë këtu?

Beatrix: Po nuk je ulur të më kuptosh. Nuk do e përballoja dot. Është shumë i ndjeshëm.

Donald: Të duhet mami apo tezja të të thojë jepi pak frymë këtij djali. Nga njerëzit e tu nuk i merr sinjalet?

Beatrix: Çfarë të bëj?

Donald: Të më dëgjosh. Janë gjëra që nuk ti them dot, kam strese pafund në kokën time se kam përgjegjësi jashtë. Unë uf puf bëj sepse kam ngarkesë dhe jam njeri overthinking. Më kupton apo jo? Ti s’më kupton o shpirt dhe ky është problem.

Beatrix: Mundohem të të kuptoj.

UserOnline

Related Posts