
Edhe pse kemi hyrë në muajin e fundit të ‘Big Brother Vip’, kjo ‘sdo të thotë që nuk do të ketë më hyrje të reja në shtëpi.
Të martën që vjen, banori më i ri i shtëpisë do të jetë Ermal Mamaqi, i cili e ka dhënë vetë lajmin pak më parë në rrjetet e tij sociale.
“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë”, shkruan Mamaqi, duke i bërë tag njëkohësisht Arbana Osmanit.
Pra, nga ajo që ka shkruar vetë Ermali, kuptojmë që nuk do të jetë thjesht një vizitë, por do të jetë banor i shtëpisë dhe konkurrenti më i ri.
Nuk e dimë si do e presin banorët e vjetër dikë si Ermali, i cili nëse do të jetë vërtet konkurrent, do t’u prishë planet Ilirit, Donaldit dhe Arjolës, që janë pretendentët kryesorë për ta fituar.
Kujtojmë se finalja e ‘Big Brother Vip’ fillimisht ishte programuar më 5 janar, por më pas u shty për datën 18 shkurt me miratimin e banorëve.
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders