Më e fortë me apo pa Dagz?” Einxhel bën deklaratën e papritur

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë çifti më i ri në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” të cilët prej javësh kanë deklaruar pëlqimin dhe ndjenjat për njeri-tjetrin.

Megjithatë, në fillim të krijimit të marrëdhënies së tyre, Einxhel ka qenë skeptike për lidhjen, duke u shprehur se i druhej faktit që Dagz mund ta penalizonte.

Kështu, gjatë qëndrimit në suitë, ku disa nga banorët po shijonin një mbrëmje meksikane, Iliri e pyeti moderatoren nëse është më e fortë me partnerin e saj në krah apo vetëm.
Pasi u mendua për disa çaste ajo tha se Dagzi nuk ka ndryshuar lojën e saj, por vetëm e ka bërë më të lumtur, edhe pse para disa javësh mendonte ndryshe.

Unë lojën time e kam bërë njësoj, si me Dagzin si vetëm. E vetmja diferencë është që ai më bën të lumtur. Dagz vazhdon të mos jetë ‘partner në krim’ me mua. Ai nuk bie dakort për shumë qëndrime të miat, por fortësia ime në lojë nuk ka lidhje me këtë”,- u shpreh moderatorja.

“Momentin që kam bërë debat me Ilirin, nuk ka ndërhyrë. Dhe në momentin që Dagzi ka bërë debat me Ilirin, nuk i kam ndërhyrë. Këtë sigurisht që e vlerësoj.

Me një natyrë si puna ime, nuk ka nevojë të më ndërhyjë Dagzi të më mbrojë apo të më mbajë anën..”-ka përmbyllur ajo.

UserOnline

Related Posts