
Edhe pse ditëlindjen e kishte më 9 janar, Bora Zemani vendosi që 30-vjetorin e lindjes ta festonte disa ditë më vonë ku organizoi një festë madhështore.
Moderatorja e njohur kishte mbledhur familjarët, miqtë dhe kolegët për të festuar ditën e saj të veçantë.
Ndërkohë “Për’puthen Prime” ka sjellë disa momente nga ditëlindja e saj, së bashku me fjalët e familjarëve, të cilat Bora nuk i priste.
Babai: 30 vjet kujtime kam. Dikur e merrja unë për dore, sot më merr Bora për dore.
Nëna: Që në momentin që lindi, ishte si një kukull e bukur dhe e vishja gjithmonë me fustane të bukura. Bora ka shumë gjëra të bukura por më vinte për të qeshur kur i thonim hajde bëjmë disa fotografi. Merrte disa poza, hipte mbi televizor. Jam krenare për çfarë ka arritur deri tani.
Vëllai: Kemi 6 vite diferencë, unë jam më i madhi. Shumë zënka kemi pasur kur ishim të vegjël. Duke u rritur jemi afruar. Kur ka qenë e vogël, u vra tek këmba. Më dhembi shumë, u preka direkt. E përqafova direkt, nuk ishim përqafuar asnjëherë./Gazeta Shqip
Gent Hazizi dhe Ronaldo Sharka kanë kaluar një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pas natës “live” të martën në Top Channel…
Olta e ka nisur ditën, duke thyer një prej rregullave të shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2…
Luizi nuk është zgjuar aspak i lumtur nga gjumi. Kjo për shkak se banorët në dhomë kanë vendosur…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders