
Djaloshi bëri dhe një ndeshje shumë të mirë ndaj Manchester City ku realizoi një gol i cili u quajt offside dhe një goditje në shtyllë.
Në 21 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Anglisë, Broja ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Southampton po negocion me Chelsean për transferimin e përhershëm të Brojës, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi edhe West Ham United po kërkon sulmuesin shtatlartë.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Football Insider’, West Ham është gati që këtë javë të dalë me një ofertë në drejtim të Chelsea-t për transferimin e shqiptarit.
Nga ana tjetër te Chelsea ende nuk janë të sigurt nëse duhet ta mbajnë Brojën për të ardhmen apo ta shesin menjëherë atë, pasi besohet se për momentin djaloshi mund të shitet deri në 20 milion euro.
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders