I shumëkërkuari Broja, Chelsea merr vendimin final për yllin kuqezi

Armando Broja po kalon një moment fantastik në Premier League, lider absolut tek Southampton. Forma e sulmuesi kuqezi tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve që u përpoqën ti rrëmbenin Chelsea talentin e tyre. Nga Southampton tek Newcastle, për të vijuar me West Ham etj, të gjithë vendosën kontakte me blutë për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të blerë kartonin e Brojës.

Sipas mediave angleze, Chelsea ka vendosur të refuzojë çdo ofertë që vjen në drejtim të Brojës pasi dëshira e trajnerit Tuchel është ti japi një tjetër shans sulmuesit shqiptar. Broja do të përfundojë huazimin tek Southampton deri në fund të sezonit për tu rikthyer më pas sërish në Londër, skuadër më të cilën ka një kontratë deri në 2026.

Edhe më herët, kur është pyetur për Brojën, Tuchel ka qenë i prerë, situata e tij do të vlerëson vetëm në fund të këtij sezoni, për të dalë më pas me një vendim final. Fakt është që sulmuesit e Tuchel, Lukaku e Timo Werner nuk po kalojnë një moment të mirë, kjo është një tjetër arsye e fortë pse Chelsea ka refuzuar çdo ofertë që ka ardhur deri më tani në drejtim të Brojës.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4661

Rezultatet

Loading ... Loading …