Ja si i mbushi mendjen Luizi Tanit që të mos ikte nga BB VIP (VIDEO)

Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga shtëpi më e famshme në Shqipëri. Sipas tij, shkak ishte bërë situata e krijuar me Valbona Memën, e cila ka qarë dhe askush nuk ka reaguar.

Aktori i humorit u shpreh se ai vetë nuk reagoi pasi pa Olta Gixharin që reagoi vetëm për të fituar pikë nga publiku.

Teksa po thoshte se do iki, Luiz Ejlli është përpjekur që ta bindë që të qëndrojë dhe mesa duket ia ka arritur qëllimit.

“Nuk është zgjedhje. Nuk ta merr kush as për burrëri. O Tan, unë e di ku jeton. Aty jetoj edhe unë me shpirt e me zemër. Jemi lindur dhe rritur aty. Më beso drejt, je duke bërë gabim. Ta them si shok, ta them si vlla, si të duash ti”, i tha Luizi.

Më pas këngëtari i tha Tanit se pse e bëri gjithë këtë debat me Valbonën. Madje ia treguan edhe Kiarës.

“Bledi është në nominim me mua dhe Kiarën. Po mendohesha sot, se kur shtrihem në krevat e fle vazhdimisht, unë mendoj. E më erdhën dy variante. E para, me bërë debat me të për me u munduar me e ulur, po nuk i kam akoma të forta ato pikat ku me e zënë, e kisha frikë se më zë ai mua se ka edhe informacion që më ka parë nga jashtë. Iku.

Varianti tjetër, me përdorë Kiarën për lojë, me e marrë me u shtri me të në krevat, me bërë skena që nuk i kemi bërë. Iku kjo nuk bëhet, se nuk e bëj kurrë.

Dhe mbeti varianti i tretë, duhet me i heq vëmendjen atij dhe i bie Bonës. Edhe tani ia bën ‘seriozisht, kë do bëjmë me qarë kur të dal unë prej këtu’”, i tregon Luizi Kiarës bisedën me Tanin.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4661

Rezultatet

Loading ... Loading …