Vdes në minutën e 5-të të ndeshjes futbollisti shqiptar 22-vjeçar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ditën e sotme pasi një futbollist 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasi humbi ndjenjat në fushë. Alexandros Lampi, 22 vjeç ka ndërruar jetë pasi humbi ndjenjat më herët në ndeshjen mes Ilioupolit dhe Ermionidës. Labi u rrëzua në minutën e 5-të të ndeshjes për kampionatin e Kombëtares së Tretë dhe ndeshja u ndërpre. Mjekët tentuan ta kthejnë në jetë, derisa ambulanca mbërriti dhe e transportoi në spital, 15 minuta me vonesë. Mediat greke bëjnë me dije se në orën 15.11 është telefonuar autoambulanca e cila ka mbërritur në stadium në orën 15.27 dhe në orën 15.43 ambulanca ka mbërritur në spital.

Lambi është transportuar në spital me puls minimal ku nuk ia ka dalë dot të shpëtojë.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -