VIDEO / Promotori i Florian Markut në hall, boksieret fillojnë t’i zhvishen në skenë

Edi Hern, promotori i njohur i boksit, duket se ka një telash të madh. Promotori i cili prej më shumë se një viti organizon edhe duelet e Florian Markut, ka pranuar se ka një problem shumë të madh me boksieret.

Gjithnjë e më shumë, sportistet kanë filluar të shfaqen në bikini në ceremoninë e peshimit, duke vënë në siklet promotorin i cili nuk dëshiron që të japë një imazh të keq para fotografëve e kamerave. Ai ka pranuar se së fundmi se ka filluar të shohë nga tavani apo në anën tjetër që kur Ebani Brixhs nisi të shfaqej në peshimet e saj duke veshur vetëm bikini.
të njëjtën gjë bëri pak ditë më parë edhe kampionia e botës Erika Faria, e cila gjatë peshimit të saj para duelit me Sendi Rajan, nisi të zhvishej në mënyrë të papritur, duke përfunduar në mbathje.

Sigurisht, një spektakël për fansat, por një telash më shumë për Edi Hern, i cili ashtu siç kishte shpjeguar më parë, u mundua të mos kthente asnjëherë kokën nga boksierja.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -