
Cara Delevingne, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Met Gala me veshjen që kishte zgjedhur për eventin e rëndësishëm. Modelja e famshme u shfaq e veshur me një kostum ngjyrë të kuq, por kur hoqi xhaketën të gjithë sytë u kthyen tek ajo.
Kjo për shkak se poshtë xhaketës nuk kishte veshur asgjë. Ajo u shfaq “topless” dhe gjoksin e kishte mbuluar me disa aksesorë.
Por modelja seksi ka marrë vëmendjen edhe në festën që është bërë më pas. Delevingne duket shumë e dehur pasi ajo mbahet nga krahët nga Vanessa Hudgens dhe Megan Thee Stallion ndërsa po largohej nga festa e bujshme e “Met Gala”.