
Situata në Ishullin e Sazanit vijon të jetë kritike. Prej tre ditësh Sazani është përfshirë nga flakët.
Dëmet janë të mëdha, pasi është djegur një sipërfaqe të madhe e pjesës lindore të Sazanit.
Forcat, zjarrfikës, Ushtria ende nuk kanë mundur të vënë në kontroll flakët.
“Deri tani mendohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi është ndezur dy herë. Nëse ka qenë e qëllimshme ekziston rreziko që të ketë sërish ndezje të zjarrit.Po ashtu era ka favorizuar përhapjen e flakëve duke bërë të pamundur shuarjen e zjarrit. Vënia në kontroll e situatës është e vështirë, pasi nuk mund të dërgohen zjarrfikëse, apo mjete të tjera”, raportoi për BalkanWeb gazetari Enrik Mehmeti.