
Një punonjës policie është gjetur i vdekur sot në periferi të Tiranës dhe dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Policia e Shtetit tha se u njoftua në Kamzë, pranë Komisariatit ku gjendej në punë, ka ndërruar jetë shtetasi Naim Duka 59 vjeç, punonjës Policie.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.