Vajzat rrisin standartet në një lidhje/ Rritet numri i meshkujve beqarë e të vetmuar

Meshkujt janë më të vetmuar se kurrë ndërsa vajzat kanë rritur standartet në një lidhje. Psikologu amerikan Greg Matos në një artikull të fundit në “Psychology Today” tha se gjendja aktuale e jetës së djemve të rinj dhe të moshës së mesme tregon se ata kanë një deficit aftësish.

“Dëgjoj që vajza midis moshës 25 dhe 45 vjeç preferojnë meshkuj që janë emocionalisht të disponueshëm, komunikues të mirë dhe ndajnë vlera të ngjashme”, tha Matos.

Sipas psikologut problemi më i madh i burrave modernë është komunikimi dhe ky është çelësi për një jetë dashurore të shëndetshme dhe afatgjatë.

Sipas të dhënave më shumë meshkuj sesa vajza janë beqarë.

Sipas Matos shoqëria nuk arrin t’u mësojë djemve të rinj rëndësinë e komunikimit, gjë që ka rezultuar në rritjen e numrit të meshkujve beqarë.

“Meshkujt zakonisht janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm kur kanë partnere”, tha psikologu.

Ai tha gjithashtu se numri i shumtë i opsioneve të takimeve në internet ka bërë që vajzat e djemtë të bëhen gjithnjë e më shumë selective dhe konkurrenca është e ashpër.

Beqarët janë statistikisht më pak të lumtur, kanë më shumë gjasa të jenë të papunë dhe financiarisht të paqëndrueshëm.

Burimi: Dailymail

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -