Emisioni “Big Brother VIP Albania” tashmë ka kaluar pritshmëritë e shikueshmërisë, duke u kthyer në kryefjalën e portaleve dhe të diskutimeve të të gjithë shqiptarëve.
Edhe aktori i humorit Florjan Binaj duket sikur i ka ndjekur polemikat dhe dinamikat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri dhe ka vendosur të japë komentin e tij për banorët.
Me anë të një ‘story’ të postuar në llogarinë e tij të “Instagram”, ai ka ironizuar haptazi konkurrentët, duke thënë se fama e tyre është ‘rastësi’.
Aktori i emisionit “Portokalli” ka postuar gjithashtu një deklaratë tjetër ironizuese. Ai i referohet edhe ngjarjes së ndodhur së fundmi në shtëpi, ku banorët u dënuan për shkak të mungesës së rregullit dhe higjenes.
Lidhur me këtë situatë, ai ka shkruar:
“Nëse shkon në një banjo të pastër dhe e le sic e gjete, TI NUK JE VIP”
Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili…
Moderatorja e njohur, Roza Lati, është përlotur mbrëmë përpara se të shtrihej për të fjetur…
Përzgjedhja e gazetares Ilnisa Agolli si lidere shtëpie pas largimit të Drini Zeqos, ka nxitur debate në Big Brother VIP në edicionin e tretë të tij…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders