
Rita Ora është këngëtare dhe aktore shqiptare që jeton dhe vepron në Britani të Madhe e cila fal zërit të saj të mrekullueshem ka arritur të ketë shumë njerëz që e adhurojnë .
Ajo ka treguar për herë të parë se që nga mosha 17-vjecare vuan nga sulmet e panikut .Këngëtarja ka tregur se i gjithë ky problem i kishte nisur kur në moshën 15-vjeçare e kishte marrë lajmin se nëna e saj kishte kancer në gji.
“Isha e pafuqishme. Ndjeva sikur: Epo, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të. Ishte një kohë shumë konfuze për ne, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë. Dhe unë mendoj se si fëmijë, ju gjithmonë ndiheni sikur prindërit tuaj janë si superheronj, e dini? Ata nuk thyhen kurrë. Dhe kur ata thyhen, ju jeni si: “Pse po thyhesh?”, ka treguar Rita Ora.
Gjithashtu ajo është shprehur se fillimish ajo ka menduar se ka probleme me frrymarjen ndërsa u zbulua se vuan nga ankthi dhe sulmet e panikut për të cilat vazhdon kurimin që nga ajo ditë.
“Shkova te mjekët dhe thashë: Unë mendoj se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më trembi. Unë ende shkoj në terapi. Unë sot pata prapë një telefonatë me terapistin në mesditë. Ne folëm për një orë. Nuk e di se si mund të funksionoj pa terapi”, është shprehur Rita.
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders