
Një nga personazhet më dinamikë e “të zhurmshëm”, Paloma u largua nga “Big Brother VIP” disa javë më parë. Megjithatë, në çdo Prime, si dhe në Instagram-in e saj, komenton zhvillimet e fundit në shtëpi.
Së fundmi, në një bisedë me ndjekësit në Instagram, të shumta kanë qenë pyetjet lidhur me banorët. Njëri prej tyre e ka pyetur gazetaren:
“Aman si s’të vjen turp me atë Ilir skuthin. Për faj të tij dole nga ‘Big Brother’. A s’të vjen keq?”
Mirëpo, ajo nuk ia ka kursyer përgjigjen, duke i sqaruar se mendimet e saj nuk ndryshojnë.
“Une disa njerëz aty i kam dashur fort. Jam ndjerë mirë me ta dhe më kanë dhënë energji pozitive. Për disa vazhdoj të mendoj njësoj se janë ashtu siç ishin dhe kur isha unë brenda. Gjykoj për atë që kam përjetuar dhe jam e drejtpërdrejtë”, ka shkruar gazetarja.
Megjithatë, shton se i vjen keq për ata komentues qe kalojnë në ofendime.
Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se…
Tan Brahimi ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që gjatë prime-t të sotëm të largohej nga…
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë…
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders