Ish-futbollisti shpërthen ndaj Arbanës: “Merr 9 milionë lekë në muaj kur vetëm krifesh e llapatitesh”

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Bekim Kulli, ish-sulmuesi i kampionatit shqiptar ka bërë një deklaratë të papritur me një status në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai ka shpërthyer ashpër ndaj moderatores më të përfolur të momentit Arbana Osmani, duke e akuzuar për punën e saj e duke i përmendur paratë.

Dëgjova një shprehje ku i tha një opinionist që ti Arbana Osmani je hero. Si e mbajte 5 orë këtë emisionin e Big Brother Vip? Doja t’i thoja, po 9 milion lekë në muaj t’i jep me 5 orë emision?

Vetëm ty duke thënë Yje, Yje, Yje, pa të lagur shiu apo era, vesa, krifu e llapatitu…” -ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Rikujtojmë se Arbana Osmani tashmë është kthyer në një nga figurat më të përfolur të publikut shqiptar, si moderatore e reality shoë-t më të ndjekur të momentit.

Së fundmi, ajo është shprehur se suksesi i “Big Brother VIP” për të ishte i parashikuar për shkak të producentes Lori Hoxha. Ajo tha se i gjithë stafi i “Top Channel” do të bëntë maksimumin dhe se të gjithë mezi po e prisin këtë shikueshmëri të lartë.

“Arsyeja kryesore pse unë pranova ta prezantoj menjëherë këtë spektakël, ka qenë përfshirja e Lori Hoxhës si producente, dhe kjo ka qenë një garanci për mua, që Top Channel do të bënte maksimumin, që ky program do të shkëlqente në çdo pikëpamje. Kështu që po, e prisja, i gjithë stafi ka qenë shumë i motivuar që nga fillimi.”- tha ajo.

UserOnline

Related Posts