Fifi ka hyrë mbrëmjen e sotme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.
Edhe pse ardhja e saj ishte një surprizë për Monika Lubonjën, këngëtarja nuk është larguar pa u futur edhe një herë brenda shtëpisë ku ajo kaloi ditë të tëra plot energji dhe emocione pa fund.
“Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat! Teksa lojëtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit teksa po e përqafonte!
Një përqafim i ngrohtë dhe prekës ishte edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos e lësho veten se je burrë!”.
Por ka edhe një vend që Fifit i ka munguar shumë… lavanderia! “Lavanderi të hënksha zemrën. Kjo lavanderia ka qenë psikologu im”
- Advertisement -
No comments found.
Email address
info@bla-bla.al
Copyright © 2022 Bla-bla.al
Powered by Alcoders