Në Shqipëri prostitucioni është i ndaluar me ligj, mirëpo ai mbetet një nga problemet dhe çështjet e ndjeshme për shoqërinë pasi gjenden mundësitë që të ushtrohet në mënyra të jashtëligjshme. Që nga prostitutat që dalin cepave të rrugëve, qendrat e masazheve që ofrojnë shërbime “ekstra”, si dhe hotele për seks të shpejtë, janë këto disa nga format se si ushtrohet ky aktivitet i paligjshëm.
Por së fundmi në qendër të Tiranës mesa duket ofrohet shërbim eskortë, pasi në një website reklamohen vajza joshëse të cilat ofrojë seks kundrejt pagesës. Orari i “punës” është 23:00- 02:00 të mëngjesit. Shërbimi i tyre është në shtëpi, ose në hotel.
Çmimi është shumë i lartë dhe kap vlerën deri në 250 EURO në një orë. Një qytetar ka shkruar për JOQ ALBANIA dhe tregon se ka komunikuar me nurmin që ndodhej në website. Siç shihet edhe nga mesazhi që ai ka marrë, çdo gjë është në varësi të shërbimit që ato ofrojnë. Ndër të tjera ai shton se është e paligjshme që kjo të ekzistojë në Shqipëri dhe askush nuk i kontrollon.