
Mason Greenwood është në telashe. E dashura e tij, Harriet Robson ka publikuar një video në Instagram, e cila ka nxitur reagime të shumta. Ajo ka publikuar një audio-incizim ku Greenwood dëgjohet teksa i kërkon dhunshëm që të kenë marrëdhënie intime.
Por, aty shihen dhe pamje të tjera që janë edhe më të frikshme. Ajo shihet e gjakosur dhe shkruan: Nëse doni ta dini çfarë më bën Greenwood. Për këtë rast ka reaguar edhe policia e Mançesterit.
Njoftimi:
Policia e Mançesterit është në dijeni për pamjet e publikuara në rrjetet sociale. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.”
Mesa duket, futbollisti i United është në telashe dhe nëse provat e publikuara do provojnë fajësinë e tij, ai do rrezikonte dhe burgun.
MASON GREENWOOD WTF HAVE YOU DONE ??? pic.twitter.com/7lbYhgWQyT
— Finn🇮🇸 (@IcecoldMartial) January 30, 2022