
Këngëtarja Beatrix Ramosaj la shtëpinë e Big Brother disa ditë më parë,por nuk është shfaqur në asnjë intervistë televizive për publikun.Ditën e djeshme ajo ka bërë daljen e parë publikut.
Ajo ka postuar një video në profilin e saj në Instagram,ku këndon këngën e saj më të re “Faj”,të cilën ia dedikon romancës që lindi brenda shtëpisë së Big Brother me Donaldin.
Beatrix duket mjaft në formë pasi është kuruar për look-un e saj.”Më mbushët me dashuri,jetaaa.E keni dëgjuar ‘Faj’ akoma?Mund ta gjeni te linku në profilin tim”,-shkruan Beatrix.