
Gerald Qerimi i ftuar në “Shqipëria live” diskutoi lidhur me projektin e ri muzikor të Beatrix. Ndër të tjera, ai tha se ka rreshta të këngës në të cilët, Beatrix i drejtohet ish-partneres së Donaldit, moderatores Bora Zemani.
Pjesa kur Beatrix thotë le të xhelozojnë, gazetari ka aluduar se Trixa ka mesazh për Borën. Këtë se çfarë shton, gazetari shqiptar e argumenton duke u bazuar se Beatrix ka lexuar lajmet në media online lidhur me Borën dhe Donaldin.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Faj” që duket se ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP me aktorin Donald Veshaj.
“Kjo ndjenjë e jona, as mua, as ty nuk po na pyet”, thotë Beatrix Ramosaj ndërsa sugjeron që të gjithë të dëgjojnë anën e saj të historisë.
“Nga zemra ime, për të gjithë ju. Sidomos ty…”, shkruan Trixa në një postim Instastory.
Për këtë duket se i referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin. Kujtojmë se disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar tek muzika.