Me të shkuar kriminale dhe striptiste/ Laureta e Për’Puthen është ish-e dashura e Vali Corleone

Në “PërPuthen” është shtuar në konkurrente e re e cila është person me precedent penal. Bëhet fjalë për Laureta Zybe, nga Kosova, motra e Rrushes, konkurrentes tjetër të këtij programi. Para 4 vitesh, Laureta ra në prangat e policisë kosovare, pasi u kap me 3 shtetas, dy nga Mali i Zi dhe një nga Serbia, të cilët akuzoheshin për vrasje të kryera jashtë vendit.

Sa i përket Lauretës, ajo ka qenë një striptiste në disa klube të natës në Kosovë. Laureta ka qenë shumë e afërt me grupin kriminal të Mario Millosheviq. Ndërkohë sipas mediave kosovare, Laureta ka qenë edhe e dashura e Vali Corleone, një personazh i njohur publik i cili njihet si këngëtar.

Corleone me shprehjen e tij “absollut”, është arrestuar disa herë ku dhe është kapur me drogë, ndërsa tashmë po bënë bujë për shkak se dyshohet se mund të ketë pasur një lidhje me Lauretën, vajzën që hyri në “PërPuthen”, person me të shkuar kriminale dhe e piketuar nga policia.

Lidhjen e tyre e ka vërtetuar edhe në foto ku në qafën e Lauretës shihet një tatuazh ku shkruhet emri i Vali Corleone. Ky i fundit jeton në luks falë pasurisë së familjes së tij. Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan.

Familja e tij ka shumë biznese dhe falë tyre Vali Corleone ka edhe badigard. Emri i tij i vërtetë është Valdrin Sylejmani, ndërsa pak para vitit 2019, prindërit e shtruan në spital psikiatrik për shkak se nisi të ketë probleme mendore.

Trending

- Advertisement -