
Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur një debat shumë të fortë mbrëmjen e djeshme, ku hapën përplasjen që kanë pasur me njëri-tjetrin jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Moderatorja e njohur dhe aktori i humorit kanë punuar bashkë për një projekt dhe duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar aspak mirë.
Einxhel e akuzoi Donaldin dhe të vëllain e tij, Romeon, se e kanë hequr nga puna. Madje ajo nuk e la me kaq, pasi shtoi se nuk i ka dhënë lekët.
Donaldi nga ana tjetër bëri akuza të rënda ndaj Shkirës, duke i thënë se nuk ishte aspak e disiplinuar në punë.
Teksa debatonin me njëri-tjetrin, Einxhel dhe Donald nuk lanë pa përmendur edhe emra të tretë apo televizionet ku kanë punuar më parë.