U akuzua se shkeli rregullat në BBV, reagon Mozzik pas mbrëmjes së sotme

Reperi Mozzik surprizoi banorët mbrëmjen e kaluar të spektaklit por, gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, ai shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren.

Gjithashtu, Donaldi e shoqëroi reperin brenda ambienteve të shtëpisë edhe pse produksioni nuk e lejoi. Për këtë situatë u krijuan shumë debate pasi banorët e komentuan si një favorizim për Donaldin dhe u ndjenë të parespektuar. Produksioni mbajti qëndrimin e tij duke u distancuar dhe duke thënë se Mozzik do të mbajë pasojat.

Pavarësisht kësaj, reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit në Instagram:

“Sa vk në Big Brother o njerëz të dashur…qëllimi im ishte shumë i kjartë dhe i pastërt unë ika për të përkrahur shokun tim Donaldin, dhe e thash kjartë që të gjithë jeni të mirë, por Donaldi është Mjalta e Shtëpisë!! Dhe kta tani bëjnë pordha koti jo dënime jo qdënime fute. Brenda fute aty theve rregulla..Shkurt/Shqip/Kjartë! Donaldi duhet të jetë fitues! Se është më i dashuri i publikut, i publikut! Naten vellau i madh 🙂 gjume te embel”,- shkroi Mozzik

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -