Çmimi i naftës po shkon 2 mijë lekë, ministrja e Ramës: Prisni dhe 6 muaj, është kalimtare!

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës. Në prononcimin për mediat përballë kryeministrisë ajo tha se kjo është një gjë kalimtare dhe se qeveria nuk ndërhyn dot, pasi tregu është i lirë. Sipas saj, çmimi është ndikuar nga çmimet në bursë, por që pas 6 muajve të parë të këtij viti pritet që kthehet në normalitet.

Ajo tha:

Rritjet e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të energjisë kanë qenë subjekt i rritjeve prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri, por rajon dhe Europë. Janë të ndikuara nga rritje në bursa, ne jemi në monitorim me qëllim që të bëjmë të gjtiha analizat dhe parashikojmë ndërhyrjet që mund të bëhen.

Ne operojmë në një ekonomi tregu të lirë dhe nuk mund të ndërhyjmë te çmimet. Pritet që këto çmime të reduktohen pas 6 mujorit të parë të këtij viti. Do të jetë kalimtare. Me të gjithë gjasat nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje në politika, por jemi në monitorim.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -