Iliri si më i votuari nga publiku ka shkuar direkt në finale.Përveq Ilirit, edhe Donaldi sonte ka shkuar në nominim direkt për këtë pasi u dënua nga ‘Vëllau i Madh’ sepse theu rregullat duke futur brenda shtëpisë së BBV-së reperin e njohur Mozzik.
Tashmë gara është ngushtuar dhe pak banorë kanë mbetur ende në këtë rrugëtim.
Këtë javë kanë shkuar në nominim katër banorë të shtëpisë.
Bashkë me Donaldin, tri vajzat që shkuan në nominim janë Einxhel, Beniada dhe Arjola.
Kujtojmë se kanë mbetur më pak se tre javë dhe në finalen e 18 shkurtit do të shkojnë katër banorë.