”Si u ndjeve kur tradhtove?”/ Iliri ka diçka për t’i thënë Donaldit për Borën dhe Beatrixën

Einxhel dhe Iliri kanë biseduar së fundmi rreth Donaldit. Iliri ka kujtuar momentin kur Donaldi e ka pyetur si është ndjerë kur ka tradhtuar gruan. Balerini është shprehur se ka pasur në majë të gjuhës një përgjigje që do e dërrmonte, por ai e ka kursyer. Ai ka pasur ndërmend t’i kthehej duke i përmendur marrëdhënien me Bora Zemanin, e më pas me Beatrixin pas një kohe të shkurtër.

“Kur janë hapur temat që vëllai i madh na dha pasi erdhi Antonela, më tha si u ndjeve kur tradhtove gruan. Ndoshta nuk ishte aq e rëndë sa ajo që tha ai por unë do e pickoja shumë fort. Është gjëja më e rëndë që unë i kam kursyer atij, se unë e kisha gati një shprehje, ose një përgjigje. Gjithsesi unë do ta pickoja shumë fort po t’i kujtoja një moment që ka jetuar këtu e pas dy javëve ka bërë një gjë tjetër, do e dërrmoja”, ka thënë Iliri.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -