
Aktorja Arjola Demiri e cila ndodhet në reality show Big Brother VIP Albania, është në nominim bashkë me tre banorë të tjerë. Njëri prej tyre do largohet në spektaklin e të premtes së sotme.
Një nga ndjekësit e reality show ka vënë në dukje se ajo ka veshur sërish bluzën me emblemën e UÇK-së ku shkruhet edhe motoja “Liria ka emër”.
Ai thekson se këtë aktorja po e bën me një prapavijë dhe sipas tij është e qëllimshme për të marrë sa më shumë mbështetje nga publiku.
Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi nga llogaria e aktores në Instagram, që duket se menaxhohet nga miq apo të afërm.
“Arjola n’zemër mban UÇK dhe Kosovën e si merr leje askujt! Ajo nderon Malësine e Gjakovës, Kosovën e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prap se ndalon, jo një Enver, po 1 mln të tillë.
Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj. Në një rast të tillë nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve.
Kosovën e ka dashur që diten kur lindi kur ende se dinte fatin e vet…”, – shkruhet mes të tjerash në postim.