Është paguar? Mariana Kondi rrëfehet si kurrë më parë, tregon të vërtetën për vëllezërit Veshaj

“Mjeshtër i Madh” e dekoruar pak ditë më parë, Mariana Kondi rrëfeu sot në një intervistë për Report Tv rrugëtimin e saj artistik. E ftuar në emisionin ”N’kohë” me gazetarin Ermal Qori, në një intervistë në natyrë, Mariana ka pranuar sfidën e gazetarit për të peshkuar, ndërsa solli në kujtesë edhe një episod me mjeshtrin e skenës, aktorin Kadri Roshi.

“Ishte një ditë e bukur kështu si sot, kur xhironim filmin “Fejesa e Blertës”, më kujtohet kur Kadri Roshi më tha:”Do vish të shikosh:”, I thash nuk më duket e bukur, e kur më pyeti se çfarë më dukej e bukur, i thash, ja të më vij i dashuri për shembull tani do ishte e bukur”, tha Mariana Kondi.

Mariana sqaroi për herë të parë edhe situatën për të cilën u përmend pak ditë më parë në një show televiziv, se pavarësisht se kishte marrë pjesë në një projekt me binjakët Veshaj, ajo nuk është paguar.

Gazetari:”Vetëm pak ditë më parë, në një shoë televiziv si Big Brother”, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë?

Mariana:”Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur…

Gazetari:”Ky nuk është një moment i bukur? Ju sapo e thatë që natyra është shumë e bukur dhe dielli është shumë i mirë, mund ta thuash…

Mariana:”E di, por kjo do të thuhet në një moment akoma edhe më të bukur…

Gazetari:”Tani ishte e lartë pagesa që nuk more apo jo?

Mariana:”Jo unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë…

Teksa rrëfente marrëdhëniet me aktorët e tjerë ndër vite, pyetjes së gazetarit se nëse do të bashkëpunonte më një aktor që nuk e pëlqente, Kondi ka veçuar Hervin Culin, duke e cilësuar këtë të fundit një hic.

“Unë nuk jam te ato që më një që e kanë inat nuk luajnë. Përveç drejtorit të Teatrit, madje nuk duhet thënë as drejtor se nuk është drejtor, vetëm fytyrën e atij nuk e duroj dot, ai është thjeshtë një hic, një fluks sapuni që çuditërisht nuk po ç’pohet akoma”, tha aktorja.

Mariana shprehet se nuk do e ndryshonte asnjëherë këtë profesion, ndërsa ka ndar publikisht pengjet e saj më të mëdha.

”Jo nuk ma do mendja, unë në jetën time më përpara kisha një merak, tani kam dy. E para kasha merak se doja edhe një fëmijë tjetër jo vetëm një, ndërsa tani kam merak edhe largimin nga puna”, tha ajo.

Mariana nuk e mohoi faktin se dëshiron të largohet nga Shqipëria.

“Që në këtë moment po të më jepet mundësia, largohem nga Shqipëria. Ndoshta nuk është keq që e them, ishalla s’ma marrin për dobësi. Dua drejtësi, qetësi, kam nevojë për qetësi…ndoshta është brezi im. Dua një park, një vend për tu qetësuar, na duhen shume liqene e shumë teatro të tjerë”, tha Mariana.

Si rrallëherë, Mariana ka folur për bashkëshortin e saj, pavarësisht se atij nuk i pëlqen kjo gjë për faktin se nuk dëshiron të bëhet pjesë e punës së saj, ajo u shpreh se edhe sot ndjehet xheloze për të.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -