
Debati i ashpër mes Einxhel dhe Donaldit ka vijuar dhe në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, ku ky i fundit ka sjellë në vëmendje një ngjarje të bujshme nga e kaluara e moderatores.
Donaldi akuzoi Einxhel zihet rrugëve të Tiranës me vajza dhe për këtë arsye nuk mund të vijë në “Big Brother VIP” për të luftuar të drejtat e femrave.
Por për çfarë e ka fjalën Donaldi.
Sherri që aktori përmend, është nja ngjarje e përfolur shumë në portale, dhe bëhet fjalë për një debat mes saj, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit në vitin 2019. Tre vajzat e njohura të ekranit janë përfshirë në një konflikt fizik, në zonën e Liqenit të Thatë, ku banon Einxhel.
Gjithçka ka nisur kur Einxhel zbriti poshtë banesës së saj për të takuar Kejvinën, e cila ishte e shoqëruar nga Marashi dhe nga një diskutim “sqarimi”, sherri precipitoi në një konflikt fizik, që u vu re edhe nga patrulla e policisë e cila po bënte një kontroll rutinë në atë zonë.

