E eliminuara e të premtes në “Big Brother VIP” ishte aktorja Arjola Demiri. Pak para se të shpallej vendimi i publikut, ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti publikoi një foto të Arjolës duke lënë të kuptohet se do të ishte ajo e eliminuara.
“Ups e bëra përsëri”, shkroi Anaidi pas daljes së aktores, e cila më pas u rikthye me biletën e kthimit. Një rezultat që doli i saktë.
Dhe kjo nuk është hera e parë që Anaidi e bën këtë pasi edhe kur doli Einxhel e më pas u rikthye me biletën e kthimit, ish-fituesi bëri një status ku e zbulonte këtë. Anaidi ka qenë fitues i Big Brother dhe e njeh mjaft mirë si format, ai ka zgjedhur të mbështesë Donaldin dhe e ka bërë hapur.
Anaidi ka folur shpesh në lidhje me situatën që po ndodh në Big Brother dhe ka qenë i pranishëm edhe në studio televizive ku jep opinione për formatin. Gjithashtu Anaidi i ka dalë kundër dhe moderatores Arbana Osmani.