Iliri dhe Arjola u puthën në buzë, por Sabiani ka diçka për të thënë

Puthja e djeshme mes Ilirit dhe Arjolës, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ishte kryefjala e ditës në çdo portal ose media rozë.

Dyshja ishin vendosur bashkë për të riaktruar një pjesë nga filmi i vjetër “Edhe kështu, edhe ashtu”

Gjatë këtij interpretimi Iliri dhe Arjola shkëmbejnë një puthje në buzë madje ishte kjo e fundit ajo qe iu afrua balerinit.

Për këtë situatë ka reaguar gjithashtu edhe miku i ngushtë i Ilirit, por njëkohësisht edhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Sabiani.

“Shiko unë s’reagoj se besoj se ata po bëjnë një lojë nga vëllai i madh, s’është spontane. Janë dy artistë që aktrojnë, s’ ka asgjë të keqe. Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë”, tha këngëtari.

Kujtojme se Sabiani publikoi nje kenge, e cila i dedikohej rrugetimit te tij në “Big Brother VIP” dhe Ilirit, e titulluar “Për Ju” në bashkëpunim me Helios.

Në hyrje të klipit, i cili ka pjesë të shkëputura nga rrugëtimi i tij del momenti ku Iliri thotë “e ka bërë për mua këtë” dhe momenti kur Sabiani i thotë “të gjitha për ty janë”.

“Hyra në ‘Big Brother’ për të testuar veten dhe pse jo që njerëzit të njihnin Sabianin e vërtetë. Çmimi është dashuria që dhuroni pa kushte. Malli për fëmijët e mi dhe gjetja e një vëllai gjatë këtij rrugëtimi”, u shpreh ai.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -