Ta dini sa burra kam…”/ Bashkëshortja e Ilirit zbulon çfarë e shqetësoi nga puthja në buzë me Arjolën: Na vranë…

Ilir Shaqiri është finalisti i parë në “Big Brother VIP”. Balerini i njohur ka qenë shumë i komentuar gjatë gjithë qëndrimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai mori vëmendje të madhe kur tregoi tradhtinë e tij ndaj bashkëshortes. Këtë ngjarje nuk e dinte askush përveç tyre, madje edhe vajza e tyre e mori vesh përmes rrëfimit të tij në BB VIP.

Iliri është komentuar shumë për mënyrën se si po luan, që të fitojë zemrën e publikut, i cili do të votojë për fituesin e çmimit të madh.

Por së fundmi, balerini po komentohet shumë për puthjen që ndodhi mes tij dhe Arjola Demirit. Në fakt puthja në buzë erdhi si pasojë e lojës që “Vëllai i Madh” u kishte dhënë. Ato po aktronin dhe puthja ndodhi pikërisht për këtë arsye, por komentet në rrjet kanë qenë të shumta.

E duket se këto komente kanë shqetësuar më shumë bashkëshorten e Ilirit, Emanuela Morini. Kjo e fundit ishte sot e ftuar në “Wake Up” në Top Channel, ku u shpreh se nuk e ka shqetësuar aspak kjo puthje mes Ilirit dhe Arjolës.

“Më bënë përshtypje komentet. Arjola është aktore, Iliri balerin por ka punuar si aktor. Një puthje në skenë nuk ka ndonjë problem. Unë jam aktore, ta dini sa burra kam puthur në skenë. Më tepër komentet na vranë, komentet e liga”, tha Morini.

Ajo u shpreh se i kanë shkruar shumë mesazhe në lidhje me këtë puthje, por që sipas saj, një puthje brenda një skene nuk ka vlerë.

“Është kohë e humbur që më kanë nisur këto mesazhe”, përfundoi Emanuela, e cila tha gjithashtu se po e pret krahëhapur Ilirin./Gazeta Shqip

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -