
Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj janë padyshim kryefjala e këtij edicioni të Big Brother VIP. Ato janë në garë me njëri-tjetrin për të fituar çmimin e madh.
Që nga fillimi janë ndjerë ethet e konkurrencës mes tyre ku herë pas here janë përplasur me tone të forta.
Shumë pranë tyre dhe pretendente për çmimin e madh është edhe Arjola Demiri, e cila ka mbajtur një rol të ndërmjetëm.
Blogeri Olti Curri ka publikuar një foto të montuar, ku Arjola shfaqet si juristja e njohur Eni Çobani në mes të Donaldit dhe Ilirit.
