Që nga data 5 tetor i vitit 2021, Arjola Demiri është bërë pjesë e reality show-t, “Big Brother VIP”. Për atë ka qenë e vështirë pranimi i ftesës që të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi i duhej që të linte vetëm 3 fëmijët e saj.
Gjatë këtij rrugëtimi brenda BB VIP, jeta private e aktores së njohur ka qenë mjaft e komentuar. Ka qenë vetë ajo që ka treguar shumë detaje, që nga njohja e deri te ndarja me ish-bashkëshortin e saj.
Por prej disa ditësh, nëpër portale kanë qarkulluar lajme se ajo e ka humbur kujdestarinë mbi tre fëmijët e saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë së “Big Brother”. Thuhej se ish-partneri i saj e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve.
Megjithatë këto mbesin vetëm lajme të pakonfirmuara për shkak se akoma nuk kemi pasur një reagim nga motra e saj, apo dikush i afërt që të sqarojë ngjarjen. Por së fundmi, shoqja e Arjolës, Eva Vatoci, e cila me profesion është juriste dhe punon në Gjykatën e Tropojës, ka dhënë një intervistë për dhe ka dhënë disa detaje për të sqaruar të vërtetën për lajmet që po qarkullojnë në rrjet.
Sipas saj, rasti është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe deri në momentin që po flasim, nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjola Demirit.
“Nuk ka asgjë të vërtetë, sepse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka të regjistruar çështjen për “Caktimin e Kujdestarisë Prindërore” për Arjola Demirin dhe palën tjetër, por nuk ka zhvilluar akoma seancë gjyqësore”, u shpreh Vatoci.